Lajme

Spitali Pediatrik Kirurgjik do të përfundojë brenda 22 muajve

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 20 November 2018

Pas shumë vitesh zvarritje, objekti i Spitalit Pediatrik Kirurgjik ngadalë po merr formën e tij.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë vizitës që i bëri vendpunimin ku po ndërtohet Spitali Pediatrik Kirurgjik tha se me përfundimin e këtij objekti, fëmijët kosovarë do të kenë shërbime moderne shëndetësore.

“Me rreth 10 mijë metra katrorë hapësirë, ky spital që kap koston 20 milionë euro, do të ofrojë kushte të mira për punë, 100 shtretër dhe pajisje bashkëkohore për shërbime profesionale ndaj fëmijëve tanë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu mirëpriti ndërtimin e këtij spitali të rëndësishëm për pacientët.

“Ne si SHSKUK do të bëjmë planifikim të jemi të gatshëm me staf dhe pajisjet që do vijnë. Është lajm i mirë që punimet po zhvillohen sipas planit dhe mezi presim që ky projekt të përfundojë”, tha Sejdiu.

Ndryshe, punimet për ndërtimin e Spitalit Pediatrik Kirurgjik pritet të përfundojnë brenda 22 muajve dhe do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore për fëmijë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera