Lajme

Spitali i ri për COVID nuk është gati

Autori: Besarta Qadraku 15:08 | 20 November 2020

Mbi 12 mijë e 100 raste aktive me koronavirus janë aktualisht në Kosovë.

Spitalet kosovare janë të mbushura nga pacientët me COVID-19.

Gjatë ditës së enjte i pari i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka paralajmëruar qytetarët të kenë kujdes sepse spitalet janë të mbingarkuara.

“Kemi një stabilitet ta quaj ashtu kushtimisht të këtyre ditëve të atyre ditëve të atij pragu të lakores, por ne duhet të kujdesemi. Spitalet tona dhe personeli shëndetësor tash është i mbingarkuar nga rastet”, ka thënë Zemaj gjatë një konference.

Por pavarësisht se shtatë spitale kosovare po trajtojnë pacientët me COVID, “Spitali i ri për COVID” që është paralajmëruar se shumë shpejtë do të trajtojnë persona me koronavirus, ende nuk është hapur.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për gazetën inFokus ka thënë se u duhet edhe disa kohë derisa spitali të jetë plotësisht i gatshëm.

“Deri tash janë kryer faza e përcaktimit te objektit qe do te adaptohet për Covid (sepse kanë qenë si opsione disa objekte dhe lokacione)dhe faza e përcaktimit te kompanisë projektuese dhe mbikëqyrëse te projektit.

Tash është faza e përzgjedhjes se operatorit qe do te adaptoje hapësirat dhe instaloje pajisjet. Kjo merr edhe një kohe sigurisht”, thuhet në përgjigjen nga Msh.

“Spitali COVID-19” është planifikuar të ofrojë kapacitete prej rreth 500 shtretër./Gazeta inFokus/

Të tjera