Lajme

Spitali i Gjakovës trajtoi 1186 pacientë nga fillimi i Pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 07 May 2021

Që nga fillimi i pandemisë deri në ditët e sotme në Spitalin e prgjithshëm të Gjakovës janë trajtuar gjithsej 1186 pacientë në repartet COVID, ku prej pacientëve të hospitalizuar, 91 raste kanë qenë nga Shqipëria.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se organizimi i punës për trajtimin e rasteve me Covid-19, është bërë në gjashtë reparte, reparti i Infektives dhe Dermatologjisë, reparti i Pulmologjisë dhe Neurologjisë, reparti i Interno, Njësia Koronare që është bërë Intensivë për COVID- 19.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë i dërgojnë letër publike ministrit Vitia: Si është e mundur të bëhet një diskriminim i tillë

-Advertisement-

“Në këtë institucion janë 135 shtretër për trajtimin e rasteve me Covid-19. Gjatë gjithë pandemisë është operuara me këta shtretër dhe nuk ka pasur nevojë të rriten kapacitetet. Aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 36 pacientë, nga të cilët 23 janë raste të konfirmuara me Sars- Cov- 2 Pozitiv. Një rast është me respirator në Mjekimin Intensiv. Ndërsa me oksigjeniterapi janë 18 pacientë. Stafi i Spitalit të Gjakovës, me angazhim dhe përkushtim të madh po bënë një punë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera