Lajme

“Spitali ALOKA mashtrim i tmerrshëm i pacientëve”

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 08 April 2021

Ish zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka hedhur akuza të rënda për Spitalin ALOKA.

Krasniqi ka thënë se pasi e gjithë familja e tij dolën pozitiv me virusin COVID-19, ata bënë rëntgenin  e mushkërive në këtë spital për të marrë rezultatin e shpejtë pasi dy anëtare të familjes së tij ai thotë se ishin në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mirëpo sipas Krasniqit rezultatet që sipas “ALOKËS” do ti merrnin për dy orë nuk i morën as pas dy ditësh.

-Advertisement-

Arben Vitia thotë se ka marrë një lajm shumë të mirë nga ekipi i mjekësisë urgjente

Vetëm pas insistimeve të tij të shumta për një minutë spitali i ktheu një përgjigje të rezultateve sipas tij pa kurrfarë ndryshimi, shkruan Gazeta inFokus.

Në vazhdim mund të gjeni reagimin e tij të plotë pa ndërhyrje.

“Spitali ALOKA mashtrim i tmerrshëm me pacient

Dje me kerkes urgjente te mjekut vete me 4 antaret e familjes ne ora 15:15 bame rentgenin e mushkerive me qellim qe te kemi rezultatet e shpejta pasi dy nga antaret e familjes ishin ne gjendje te rend shendetsore. Na u tha se per dy ore do ti keni rezultatet. Mjerisht dje edhe pas thirrjes nuk pranuam rezultatet dhe sot pas disa thirrjeve pasi dje dhe sot nuk i patem raportet me ju treguar mjekut, me nervoz e për një minutë diku pas orës 13:00 na dërguan raportet për te gjithë antaret e familjes pa asnjë ndryshim. A duhet  besuar ketyre rezultateve qe u prodhuan per 1 minut krejt identike është pikëpyetje e madhe. Mjerisht nje rast i till sot nga nje gazetar kuptova se nuk eshte i vetem. Prandaj i baje apel menagjmentit te ketij Spitali qe te ndërmarrin masa e mos te mashtrojnë pacientet ne gjendje te veshtire shëndetësorë e qe bese mos ti dëmtojnë edhe financiarisht sepse nuk ka kuptim nje mashtrim i till me ndodhe”, shkruan Krasniqi.

Ndërsa një problem të njëjtë kishte pasur edhe ish ministri i Financave tash zëvendëskryeministër, Besnik Bislimi ishte ankuar për vonesat në rezultatet urgjente./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera