Lajme

Spitalet private ankohen se MSH-ja i la jashtë listës për vaksinim punëtorët teknikë

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 01 April 2021

Derisa të gjithë punëtorët shëndetësorë dhe ata teknikë në institucionet publike shëndetësore në Kosovë do të vaksinohen gjatë këtyre ditëve me 24 mijë vaksinat e ardhura si donacion nga COVAX të dielën, njëjtë nuk do të veprohet edhe me punëtorët teknikë në institucionet private shëndetësore.

Të paktën kështu kuptohet në email’in e Ministrisë së Shëndetësisë, dërguar këtyre të fundit.

Nga Ministria e Shëndetësisë përmes një email’i është kërkuar që spitalet private të paraqesin vetëm stafin shëndetësorë në listat e personave që do të vaksinohen kundër COVID-19.

-Advertisement-

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te stafi i këtyre spitaleve.

“Ju lutem të paraqitni vetëm stafin shëndetësor dhe të mbushni të dhënat në tabelën e bashkëlidhur, nëse nuk plotësohen të gjitha të dhënat në tabela nuk do të merren parasysh sepse do të krahasohen me personelin e institucioneve, që kanë paraqitur stafin me rastin e licencimit në Ministri të Shëndetësisë dhe nëse vërehet se x personi nuk figuron në x institucioni, atëherë institucioni në fjalë do të përjashtohet nga mundësia për vaksinim të stafit që posedon”, thuhet në email’in që i është dërguar spitaleve private nga Ministria e Shëndetësisë.

Email’i që i është dërguar spitaleve private nga Ministria e Shëndetësisë

Për dallim nga kjo email që i është dërguar spitaleve private, institucioneve publike shëndetësore iu është kumtuar se edhe punëtorët teknikë do të vaksinohen së bashku me ata shëndetësorë.

Këtë e kanë konfirmuar për Express edhe drejtorë të shëndetësisë në komuna.

Ndërsa, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë jozyrtarisht kanë thënë për gazetën se spitalet private duhet ta dërgojnë listën me gjithë punëtorët duke e cekur për secilin se çfarë pune bënë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera