Lajme

Spitalet dhe QKUK të mbushura me pacientë me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 25 April 2021

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 713 pacientë.

Sipas SHSKUK’së, 598 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësorë.

563 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Vetëm në klinikat COVID në QKUK janë të shtrirë sot 288 pacientë, 15 prej të cilëve në gjendje të rënduar.

Njoftimi i plotë:

Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, bazuar në raportimet e datës 25 prill 2021, janë  duke u trajtuar 713 pacientë.

598 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë

36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

563 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 288 pacientë

15 prej tyre në gjendje të rënduar

226 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

248 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive,109 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 63 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno)  12 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 83 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë + 4 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 425 pacientë

21 prej tyre në gjendje të rënduar

372  të konfirmuar pozitivë

315 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 55 pacientë

Spitali i Gjakovës, 73 pacientë

Spitali i Pejës, 95 pacientë

Spitali i Gjilanit, 78 pacientë

Spitali i Ferizajt, 58 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 45 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë

Të tjera