Lajme

Spital i Gjakovës furnizohet me një CT

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 02 December 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Komandës ushtarake, ka dhuruar Skanerin e tomografisë kompjuterike (CT) për Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur në Facebook se ka qenë prezent gjatë pranim-dorëzimit të donacionit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Komandës ushtarake, ka dhuruar Skanerin e tomografisë kompjuterike (CT) për Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.Bashkë me Kolonelin Stephen A. Rose dhe Majorin Tomothy Halbur, morëm pjesë në pranim-dorëzimin e këtij donacioni.ShBA-ja përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, ka ndihmuar Kosovën në kohë pandemie me respiratorë̈, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera”, ka shkruar Zemaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera