Spiropali: Shqipëria e ka meritur më së shumti anëtarësimin në BE, na vjen keq që Kosovës s’i është dhënë statusi i kandidatit
Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 20 December 2024
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka në fjalën e saj në mbledhjen e dy kuvendeve, ka folur për procesin e anëtarësimit në Bashkim Evropian si një synim strategjik.
Spiropali ka thënë se Shqipëria ka mbërritur tashmë në dyert e BE-së dhe është shteti që ka merituar më shumë se çdo vend tjetër anëtarësimin në Bashkim Evropian. Sipas saj, anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade, është edhe qëllim strategjik i Shqipërisë.
“Shqipëria ka mbërritur në dyert e BE-së. E ka mëritur më shumë se çdo vend tjetër anëtarësimin në BE. Anëtarësimi në BE brenda kësaj dekade është qëllim strategjik kombëtar”, ka thënë ajo, duke përmendur edhe faktin se tash së voni i janë hapur Shqipërisë dy kapituj në rrugën drejt integrimit në BE.
Kryekuvendarja e Shqipërisë ka thënë se Tirana zyrtare është e shqetësuar që Kosova s’e ka fituar ende statusin e vendit kandidat, meqë sipas perceptimit të përgjithshëm e ka mëritur më herët një gjë të tillë. Ajo iu ka bërë thirrje edhe 5 vendeve të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës, meqë herët a vonë Kosova do të ketë ulëse në OKB dhe do të jetë një yll i ri në flamurin e BE-së.
“Jemi të brengosur që Kosova s’e ka fituar ende statusin e vendit kandidat, që sipas gjykimit të përgjithshëm e ka merituar më herët. Nxisim 5 vendet e vetme të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende, të pranojnë se çfarë nuk bëhet tani, s’është mirë të lihet për më vonë, se herët a vonë është e qartë që Kosova do të jetë edhe një Flamur më shumë në OKB dhe një yll më shumë në flamurin Evropian. Shqipëria ka mbështetur dhe vazhdon të mbështes anëtarësimin në Këshill të Evropës. Kosova ka plotësuar kushtet dhe anëtarësimi është çështje kohe”, ka thënë Spiropali.
Të tjera
-
Krejt çfarë u tha në seancën e përbashkët mes kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë
Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë e mbajtën të premten një seancë të përb...
-
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë tonë
Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se ka publikuar “Statistikat e Ene...
-
Kushtetuesja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës zhvillojnë takim në Tiranë
Në Tiranë është zhvilluar një takim mes Gjykatës Kushtetuese së Shqipërisë dh...
-
Rivạrrosen mbetjet mortore të tri viktimạve të lụftës, ishin në Listën e Personave të Zhdukur
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se janë rivarrosur Fer...
-
Ushtarët kroatë të KFOR-it kryejnë trajnim për të shtënạ: Përmirësohet saktësia e ạrmëve
Ushtarët kroatë të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it kanë kryer një st...
-
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka n...
-
Orban: Liderët evropianë të ndryshojnë strategjinë në lidhje me Ukrainën
Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka thënë se liderët evropianë duhet të pr...
-
Prokuroria njofton për arrestimet e tre zyrtarëve në MKRS që mashtruan me subvencione në vlerë mbi 87 mijë euro
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për arrestimin e tre zyrtarëve ...
-
10% më shumë konsum të rrymës këtë tetor në krahasim me tetorin 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjis...
-
BIK-u njofton digjitalizimin e pagesave për xhematin
Bashkësia Islame e Kosovës njofton xhematin e saj se nga muaji janar 2025, do...
-
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka qëndruar sot në ambientet e ...
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë
Mërgimtarët kanë nisur të kthehen në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për M...