Spikerja e parë e mbuluar me shami në SHBA
Autori: Gazeta inFokus
13:53 | 10 August 2018
Tahera Rahman e dinte që rrugëtimi i saj për t’u bërë gazetarja e parë televizive e mbuluar me shami në SHBA, do të ishte shumë i vështirë.
Pas diplomimit në Universitetin Loyola në Chicago, profesorët dhe kolegët e saj e pyetën nëse do të ishte e gatshme të hiqte shaminë, që përdoret nga myslimanet për të fituar punën e ëndrrave të saj në
gazetari, por përgjigjia e saj ishte “jo”.
“She im tha: “Nuk ka problem, unë e respektoj vendimin tënd, por duhet ta dish që do marrësh shumë përgjigje negative për këtë arsye”, tregoi 27- vjeçarja për Anadolu Agency.
Dhe me të vërtetë ajo u përball me refuzime të njëpasnjëshme, duke ia hedhur poshtë të gjitha aplikimet e saj për punësim në redaksi të ndryshme lajmesh.
Ndaj ajo vendosi të mos kërkojë menjëherë pozicionin e reporteres, por të ndjekë një rrugë tjetër. Rahman toi pozicionin e producentes në televizionin WHBF, por kjo nuk i mjaftonte, pasi dëshironte që të qëndronte para kamerave.
Aplikimet e saj sërish u refuzuan, duke i ulur në këtë mënyrë vetëbesim, të cilën vetëm e ëma mundi t’ja ngrente sërish.
Kjo e fundit insistoi shumë që e bija të punonte shumë për të arritur qëllimet e saj dhe jo të humbte në dëshpërim.
Tahera Rahman doli për herë të parë në transmetim më 8 Shkurt, duke nisur kështu historinë e saj në televizion. Shfaqja e saj me shami në kokë në një televizion të rajonit të Illinois u përkrah nga shumë njerëz nga e gjithë bota.
“Mbështetja e njerëzve ka qenë e mrekullueshme“, tha myslimania, e cila tregoi një ndër shumë mesazhet mbështetëse që ka marrë: “Jam babai i dy fëmijëve dhe jam i krishterë, por kurdo që të ndodhesh në Des Moines, dua që të vish në shtëpinë time për të ngrënë një darkë me familjen time, sepse
dua që vajzat e mia të të njohin“.
Rahman nuk e di sesi do të vijojë karriera e saj, nëse do ta çojë në lajme kombëtarë apo ndëkombëtare.
Gjithsesi ajo nuk po shqetësohet.
“Dua vetëm të tregoj historitë e njerëzve dhe të bëj diferencën. Do të jetë një aventurë pavarësisht gjithçkaje, inshallah”, e përmbylli spikerja e parë e lajmeve e mbuluar me shami.

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
































