SPEEEX aksion pastrimi në Prishtinë dhe Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus
16:41 | 07 October 2022
Kompania e specializuar në shërbimet e outsourcing “SPEEEX”, ka mbajtur aktivitetin përpastrimin e ambientit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi dhe motivimi i të rinjve për ta mbajtur pastër ambientin.
Aksionet janë zhvilluar tek Rruga “UÇK, te qafa, i cili ka vazhduar drejt parkut HEROINAT, pastaj pranë bibliotekës kombëtare dhe ka përfunduar në sheshin “Adem Jashari”, në Prishtinë.
Vigan Disha, këshilltar menaxherial i kësaj kompanie tha se interesimi i të rinjve për të pastruar ambientin është i madh. Ai tha se i njëjti aktivitet është duke u mbajtur edhe në Komunën e Vushtrrisë.
“SPEEX është prezent në komunën e Prishtinës me mbi 700 punëtorë, kështu e kemi pa të arsyeshme si çdo vit ta bëjmë pastrimin. Qëllimi është të krijohet ndërgjegjësimi, për të motivuar edhe të rinjtë tjerë që shoqëria e tyre po e bëjnë pastrimin. Interesimi i të rinjve është shumë i madh, i kemi mbi 150 persona që pritet të na bashkëngjiten edhe më shumë nga SPEEEX dhe vullnetarë tjerë nga qyteti. I njëjti aktivitet po vijon edhe në Vushtrri, kështu po presim një efekt pozitiv nga ky aktivitet”, tha Disha.
Disha tha se aktivitetet e tilla duhet të jenë më të shpeshta, derisa ka inkurajuar gjithë të rinjtë t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti.
“Çdo ditë duhet të kremtohet si një ditë për ta pastruar ambientin. Ndërgjegjësimi për natyrën ka shumë rëndësi për ne, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë kampanjë në baza vjetore”, tha ai.
Po ashtu, gjatë aktivitetit, qytetarët kanë pasur mundësi të bëjnë pyetje për rekrutimin. Sipas Dishës është kampanjë që e vetëdijeson edhe pastrimin por edhe punësimin.
Aktiviteti ka zgjatur rreth tri orë./kp

Të tjera
-
Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj
Udhëheqësi i Misionit Verifikues të OSBE-së në kohën e luftës në Kosovë, Will...
-
Cilët kandidatë morën më së shumti vota me kusht?
KQZ-ja ka vazhduar me procesin e numërimit të votave me kusht. VV-ja ka si...
-
Dyshohet se dhunọi vajzën me të cilën ishte në lidhje, arrestohet një person në Malishevë
Policia ka njoftuar se dje është arrestuar një person në Malishevë pasi dysho...
-
Dyshohet se dhunọi një grua në Obiliq, arrestohet një person
Një person është arrestuar për një rast të dhunimit i cili është raportuar të...
-
Kurti nuk u paraqit në Prokurori, Oda Ekonomike Amerikane: Të gjithë duhet resepektuar ligjin
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka theksuar se sundimi i ligjit është gurth...
-
27 vjet nga beteja historike në Prekaz, sot nis Epopeja e UÇK-së
Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrin...
-
Numërohen afër 80% të votave me kusht
KQZ-ja ka përditësuar rezultatet e partive politike nga votat me kusht. Pë...
-
Osmani: Epopeja e UÇK-së, është një testament i përjetshëm i qëndresës
Sot nis Epopeja e UÇK-së. Me rastin e kësaj dite, ka shkruar presidentja e...
-
Veteranët me agjendë të veçantë për 27-vjetorin e Epopesë
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars institucionet s...
-
Mbyllet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova” – shkak rrëshqitja e dheut
Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur pasi ka rrësh...
-
KRU “Prishtina” tregon se në cilat zona të kryeqytetit do të intervenojë sot
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se sot ekipet e...
-
Përplasje në distancë mes Trumpit dhe Trudeau-s, për tarifat tregtare
Donald Trump dhe Justin Trudeau janë përplasur në distancë për tarifat që pre...