Lajme

Specialja ua refuzon aplikimet shtatë personave që u paraqitën si viktima të UÇK-së, katër prej tyre shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 24 April 2021

Shtatë personave që u paraqitën në Speciale si viktima të UÇK-së u janë refuzuar aplikacionet nga gjyqtari i Procedurës Paraprake.

Të njëjtit kishin aplikuar në Zyrën për Pjesëmarrjen e Viktimave në rastin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit.

Përveç tyre gjyqtari paraprak ua ka pranuar aplikacionet nëntë personave të tjerë.

-Advertisement-

Shefi i diplomacisë serbe: Në Serbi ka zëra që thonë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë

Shtatë personave që në Gjykatën Speciale u paraqitën si viktima direkte dhe indirekte të UÇK-së, u janë refuzuar aplikacionet. Gjykatësi francez i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou ka lëshuar një sër urdhërash që ndërlidhen me aplikacionet 16 personave aplikues në Zyrën për Pjesëmarrjen e Viktimave që funksionon në kuadër të Gjykatës Speciale.

Kësisoj, janë refuzuar aplikacionet e personave me pseudonimet: Aplikanti 06/06, Aplikanti 08/06, Aplikanti 09/06, Aplikanti 10/06, Aplikanti 11/06, Aplikanti 13/06 dhe Aplikanti 14/06. Të njëjtat aplikacione, nga gjyqtari paraprak janë cilësuar si “të papranueshme” për arsye të përcaktuara ligjore të cilat Guillou i ka cekur në vendimin e tij.

Nga ajo që ka parë lajmi.net në specifikat e aplikantëve të cilat i kishte nënvizuar Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave, shihet se katër prej shtatë personave që u janë refuzuar aplikacionet janë shqiptarë.

Aplikanti Viktima-06/06 të cilit i është refuzuar aplikimi është i përkatësisë etnike shqiptare dhe pretendon se është qëlluar me armë zjarri më 1997 nga UÇK-ja duke pësuar dëmtim fizik dhe mendor si pasojë. Aplikanti është aplikanti i vetëm në këtë raport që nuk ishte rekomanduar për pranim si viktima pjesëmarrëse (Grupi B).

Aplikantët Viktima-09/06, Viktima-10/06 dhe Viktima-11/06 janë shqiptarë dhe pretendojnë të jenë viktima indirekte, anëtarë të së njëjtës familje, të cilëve burri / babai u ndalua nga UÇK-ja brenda periudhës së padisë në territor të Kosovës. Familja u informua për arrestimin e tij, por rrethanat e tij, zhdukja dhe fati i tij mbetet i panjohur. Ankuesit pretendojnë se kanë vuajtur dëmtimin mendor. Ata nuk kishin paraqitur ndonjë dokumentacion mbështetës për dëmin.

Aplikantët e tjerë të cilëve u janë refuzuar aplikimet i përkasin komunitetit serb dhe kanë pretendime të ndryshme mbi dëmin që ata thonë se kanë pësuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Përveç të lartëcekurve, gjyqtari i Procedurës Paraprake ka kërkuar informacione shtesë për aplikantin me pseudonimin “Aplikanti 12/06”. Në të njëjtën kohë, deri në marrjen e informacioneve shtesë ai ka shtyer vendimin për personin në fjalë. lajmi.net.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera