Specialja tregon që ka bërë gati burgjet
Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 05 August 2020
Para pak ditësh, Dhomat e Specializuara të Kosovës, në faqen zyrtare kanë publikuar një raport në të cilin kanë dhënë detaje të punëve e aktiviteteve që kanë bërë përgjatë vitit të kaluar.
Në këtë dokument thuhet se në vitin 2019 prokurorët e Prokurorisë Speciale dhe hetuesit kanë intervistuar viktima, dëshmitarë dhe të dyshuar në Kosovë, rajon, Holandë e vende të treta.
Gjithashtu kanë treguar se gjatë tetorit të vitit 2019 kanë arritur një marrëveshje me Shërbimin Holandez të Burgjeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës rreth përgatitjeve për qendrën e paraburgimit.
“Në tetor, është arritur një marrëveshje me Shërbimin Holandez të Burgjeve dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme për përgatitjen e objektit të ndalimit. Në fund të vitit 2019, është përfunduar edhe përzgjedhja e oficerëve të paraburgimit”, thuhet në raport.
Gjithashtu thuhet se janë përgatitur edhe rregullat e ndalimit dhe janë caktuar gjithashtu edhe rregullat e trajtimit të personave që do të ndalohen.
“Rregullat janë hartuar në përputhje me standardet e aplikueshme ndërkombëtare, përfshirë një pjesë të Rregullave Evropiane për të Burgosurit dhe Standardet e Kombeve të Bashkuara rreth rregullave minimale të trajtimit të të burgosurve që shpesh edhe u referohen si Rregullat e Nelson Mandelës”, specifikon Raporti.
Smith thotë se Prokuroria Speciale e Hagës është institucion i pavarur dhe se nuk bën kalkulime politike.
“Të gjitha vendimet për akuza do të jenë të bazuara vetëm në ligj dhe në fakte. Zyra e Prokurorit të Specializuar është një institucion i pavarur. Nuk bën kalkulime politike dhe kryen punën në mënyrë objektive, profesionale dhe paanshme”, ka thënë Smith.
“Hetimi që unë drejtoj nuk është sfidim i ndonjë pjese të narrativës historike, por kërkon të mbajë përgjegjës individët për veprimet e tyre brenda periudhës që është në mandatin e Prokurorisë së Specializuar”, citohet Smith në këtë Raport.
Këtu mund ta lexoni raportin e plotë të publikua më 24 korrik 2020.
Të tjera
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...