Lajme

Specialja, shpallen emrat e parë në Listën e mbrojtësve të specializuar

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 14 March 2018

Dhomat e Specializuara të Kosovës publikuan sot Listat e Mbrojtësve për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve dhe viktimave, ose të cilitdo personi tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Direktivën për Mbrojtësit.

Listat përmbajnë emrat e 40 juristëve që janë pranuar në Listat e Mbrojtësve dhe tashmë mund të përfaqësojnë të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash ose këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para Dhomave të Specializuara.
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, përgëzoi të gjithë avokatët që tashmë janë pranuar në Listat e Mbrojtësve.

“Kushtet e rrepta për pranim në Listat e Mbrojtësve sigurojnë përfaqësim të efektshëm dhe profesional ligjor përpara Dhomave të Specializuara të Kosovës për të akuzuarit dhe viktimat, duke dhënë kështu një kontribut të mëtejmë për integritetin e administrimit të drejtësisë nga ana e Dhomave të Specializuara”, tha ajo.

-Advertisement-

Që nga nëntori 2017, Zyra e Mbrojtjes dhe Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave kanë marrë kërkesa të shumta. Vlerësimi i kërkesave dhe procesi i pranimit të mbrojtësve është kryer në mënyrë sistematike, të barabartë për të gjithë kandidatët dhe në përputhje me Direktivën për Mbrojtësit dhe kriteret e pranimit të përcaktuara në këtë Direktivë.

Emrat e të gjithë mbrojtësve të pranuar deri më sot gjenden në tabelën në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Internet.

https://www.scp-ks.org/sites/default/files/public/content/20180313list_of_counsel_table-alb.pdf

Ndryshe, Listat e Mbrojtësve do të aktualizohen në vijimësi. Me vijimin e procesit të vlerësimit, në Listat e Mbrojtësve do të pranohen edhe kandidatë të tjerë, që do të thotë se procesi mbetet i hapur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera