Fokus

Specialja: Salih Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimit në Hagë

Autori: Halil Berisha 12:32 | 24 September 2020

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka konfirmuar arrestimin e ish-eprorit të UÇK-së dhe zyrtarit të Ministrisë së Mbrojtjes, Salih Mustafës.

Në një komunikatë për media thuhet që Mustafa tashmë po transferohet në objektin e paraburgimit në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

“Z. MUSTAFA po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”, thuhet në komunikatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

-Advertisement-

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara”./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera