Fokus

Specialja pa koment për rrjedhjen e dokumenteve sekrete

Autori: Halil Berisha 17:18 | 07 September 2020

Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk po pranon që të jap asnjë koment në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve sekrete.

Në mesin e tyre ka emra, adresa e numra telefoni për dëshmitarë të cilët u intervistuan nga Task Forca Speciale e Hetimeve, shkruan Gazeta Infokus.

Veç kësaj ka edhe korrespodenca në mes të shefave të kësaj Task Force dhe autoriteteve serbe.

-Advertisement-

Këto dokumente të cilat i posedon edhe Gazeta Infokus, u janë dorëzuar mëngjesin e së hënës Zyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës në Prishtinë.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për t’i pyetur për rrjedhjen e këtyre dokumenteve konfidenciale, nëse janë në njohur dhe sa do t’i dëmtojnë hetimet.

Megjithatë, Christopher Bennet, nga Zyra për Informim e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk ka pranuar që të jap asnjë koment për këtë punë.

“Faleminderit për komunikimin. Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk do të komentoj”, është përgjigjur për Infokus shkurt Bennet./Gazeta Infokus/

Lexo edhe:

Çka përmbajnë mijëra faqe dosje të speciales që iu dorëzuan OVL-UÇK-së (Dokument)

Ekskluzive| Si kërkoi specialja fakte në Serbi kundër Adem Jasharit, Hashim Thaçit, Sami Lushtakut, Rexhep Selimit e të tjerëve

Ekskluzive| Dosjet e speciales që i “panjohuri” i dorëzoi OVL-UÇK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera