Lajme

Specialja nuk e komenton çështjen e hapjes së arkivave të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 16 September 2021

Gjykata Speciale nuk e ka komentuar, hapjen e arkivave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çështje kjo për të cilën, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ditë më parë tha se në Bruksel, janë dakorduar me palën serbe.

Klankosova.tv, ka pyetur në Dhomat e Specializuara, se si do të afektonte procesin e gjykimit të ish-eprorëve, hapja e këtyre arkivave të UÇK-së, megjithatë nga ta janë shprehur se nuk ndërhyrjnë në këtë proces.

Sipas tyre meqë kjo është çështje që ka të bëjë me hetimet, ndaj nuk e diskutojnë.

-Advertisement-

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, gjenden në Hagë pas aktakuzave të ngritura mbi pretendimet për krime kundër njerëzimit.

Ndërkaq deklaratat për hapjen e arkivave të UÇK-së, të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, nuk i kanë mirëpritur partitë opozitare.

Nga AAK ditë më parë u tha se Besnik Bislimi duhet të kërkojë falje për këto deklarime, pasi sipas tyre deklarata e tillë për hapjen e arkivave të UÇK-së, është gabim substancial.

Derisa nga LDK janë shprehur se për hapjen e tyre, duhet të angazhohen ekspertë profesional, kurse, PDK vlerësojnë se Qeveria Kurti, me këtë akord në Bruksel, ra në kurthin e Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera