Specialja jep detaje për vizitën e Veselit në Kosovë: Kë e takoi dhe ku shkoi
Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 29 January 2022
Dhomat e Specializuara kanë publikuar raportin mbi vizitën dy ditore të Kadri Veselit në Kosovë pas vdekjes së nënës së tij.
Në raport bëhet e ditur se mbrojtja e Veselit ka kërkuar që t’i mundësohet vizitë tri ditëshe ndërkaq gjyqtari ia ka lejuar vetëm dy ditë.
Në raport jepen detaje për vizitën e Veselit tek varri i nënës së tij i shoqëruar nga policët e Speciales.
Ai ka takuar familjen e ngushtë dhe disa familjarë të tjerë nën përkujdesjen e zyrtarëve policorë teksa s’është lejuar që të përdorë telefon apo mjet tjetër komunikimi e as ndonjë shkëmbim tjetër gjësendesh siç janë lapsi apo letra.
“Sekretaria i ofroi gjyqtarit të procedurës paraprake azhurnime të rregullta gjatë vizitës së paraburgimit, siç specifikohet në vendim. Z. Veseli është transferuar në një objekt të sigurt në Kosovë, ku ka qëndruar gjatë gjithë kohës në paraburgim dhe nën përcjellje. Z. Veseli vizitoi varrin e nënës së tij në shoqërinë e oficerëve përcjellës. Menjëherë pas kësaj, z. Veseli u transportua në [REDAKTUAR]. [REDAKTUAR]. Z. Veseli vizitoi dy grupe të vogla të vizitorëve të autorizuar, pas verifikimit të identitetit, secili i përbërë nga katër anëtarë të familjes së ngushtë. Z. Veseli ka vizituar grupin e parë dy herë, para dhe pas vizitës me të dytin grup. Gjatë vizitës së tij me grupin e dytë, një anëtar i afërt i familjes u largua nga [REDAKTUAR] dhe një i afërm i autorizuar i shkallës së dytë u lejua të hynte [REDAKTUAR] dhe t’i bashkohej grupit të dytë”, thuhet në raport të Speciales, transmeton Express.
Pas takimeve me familjarë, Veseli është transportuar në qendrën e sigurt të ndalimit të Speciales.
Tutje në raport thuhet se ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka respektuar instruksionet e oficerëve korrektues gjatë vizitës në Kosovë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...