Lajme

Specialja fton edhe një ish-ushtar të UÇK’së

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 27 February 2020

Gafurr Elshani, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Kështu ka njoftuar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Gafurr Elshani ishte pjesëmarrës në luftë dhe njëri nga figurat më të rëndësishme të LPK-së dhe UÇK-së.

-Advertisement-

Gafurr Elshani ishte edhe dizajneri i Emblemës së UÇK-së dhe autor i librit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, botuar gjatë luftës.

Ai gjithashtu është edhe këshilltar i selisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera