Specialja e konfirmon se disa nga të paraburgosurit janë infektuar me Covid-19
Autori: Gazeta inFokus
11:43 | 25 Nëntor 2021
Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, e ka konfirmuar se në Qendrën e Paraburgimit në Hagë ka individë që kanë rezultuar pozitiv me COVID, megjithatë ajo ka thënë se për shkaqe të ruajtjes së privatësisë nuk mund të flasin për emrat.
“Për shkaqe privatësie, ne nuk mund të komentojmë në statusin e COVID të individëve që janë në qendrat e paraburgimit. Sido që të jetë, ne mund të konfirmojmë që disa kanë rezultuar pozitiv në test”, ka thënë Griep për Express.
Ajo tutje ka treguar se secilit person që ka rezultuar pozitiv me COVID i jepet shërbim i plotë mjekësor, përfshirë edhe të paktën dy vizita në ditë.
Në fund Griep ka thënë se shërbimi mjekësor i Dhomave të Specializuara e monitoron nga afër gjendjen.
“Shërbyesit mjekësor janë të përkushtuar plotësisht dhe çdo person që ka rezultuar pozitiv është duke marr shërbim të plot mjekësor përfshirë edhe vizitë nga zyrtari mjekësor të paktën dy herë në ditë. Shërbimi mjekësor e monitoron situatën nga afër”, ka thënë në fund Angela Griep.
Të mërkurën ndërkohë RTV Dukagjini të thirrur në burimet e tyre kanë raportuar se në Qendrën e Paraburgimit në Hagë janë infektuar me COVID, Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj.
“Së paku dy prej ish-drejtuesve të UÇK-së kanë rezultuar pozitiv në testet e coronavirusit. Derisa pritet të analizohen edhe mostrat tjera për të parë nëse janë të prekur edhe personat e tjerë që po mbahen në qendrat e paraburgimit të Hagë”, i kanë thënë burimet RTV Dukagjinit.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...





























