Lajme

Specialja arreston Hysni Gucatin

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 25 September 2020

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është arrestuar nga specialja.

Këtë e konfirmuar, nënkryetari i UCK-së, Nasim Haradinaj, shkruan Gazeta Infokus.

Në Zyren e Organizatës së Veteranëve të Luftës për gati 1 orë kanë qëndruar njësitë speciale të EULEX-it, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Ata ishin të pajisur me armë të gjata.

E një ditë para kësaj ngjarje, u arrestua dhe u nis për në objektet e paraburgimit në Hagë, ish-eprori i UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa.
Mustafa akuzohet për torturë e vrasje gjatë luftës.

Ndërsa, nuk është bërë ende e ditur se për çka është arrestuar Hysni Gucati.

Kujtojmë që ditë më parë, për tre herë brenda pak ditësh, një i panjohur u dërgoi dosje që u thanë se janë konfidenciale të speciales, OVL-UÇK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera