Lajme

Specializantët volunter protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 26 February 2018

Specializantët volunter të viteve 2016/17 do të mbajnë sot protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të mos realizimit të premtimeve nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, se nga 1 janari asnjë specializant nuk do të mbetet pa pagë.

Specializantët kërkojnë që sa më parë të realizohet premtimi i dhënë, pasi nuk është bërë asgjë konkrete deri më tash në këtë drejtim.

Ata po ashtu kanë reaguar ashpër duke thënë se nuk ka vend në botë ku doktorët punojnë me dy orare në dy vende pune me mbi 80 orë punë në javë mbi 40 orë me pagesë për të mbijetuar edhe mbi 40 orë në specializim volunter pa pagesë, e ku po mbetet koha për studim.

-Advertisement-

Organizatorët e kësaj proteste janë dr. Hekuran Dibran dhe dr. Flamur Llabjani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera