Lajme

Specialistët e papunë të Stomatologjisë nesër në protestë para MSH-së

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 17 November 2020

Specialistët e papunë të Stomatologjisë kanë njoftuar se nesër nga ora 10:00 do të mbajnë protestë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas tyre, arsyeja e kësaj proteste vjen “si pasojë e mosperfshirjes tonë në punësimin që e ka proklamuar ministri Zemaj”.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme SHSKUK-ja ka shpallur konkursin për pranimin e mbi 150 specialistëve të papunë, ku thuhet se publikimi i konkursit është bërë në bazë të kërkesave nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme, ndërsa është marrë për bazë shpërndarja racionale e specialistëve në të gjitha rajonet e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera