Lajme

Specat e Sveçlës eksportohen në Gjermani e Suedi

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 29 October 2017

Të gjithë bujqit e Llapit thonë se janë të kënaqur me rendimentet e këtij viti. Në këtë rajon janë mbjellë me dhjetëra hektarë speca.

Bekim Vokrri thotë se është i kënaqur me grumbullimin e perimeve dhe shitjen, të cilën e realizon në tregjet e vendit.

Kjo e ka shtyrë atë që vitin e ardhshëm të dyfishojë sipërfaqen e mbjellë me këtë kulturë.

-Advertisement-

Ai i ka përgatitur 16 tonë me speca të kuq, të cilët do t’i eksportojë në Gjermani dhe Suedi.“Kryesisht grumbullojmë lakër dhe karrotë.

Gjatë sezonës së verës grumbullojmë edhe specin, i cili shkon si i freskët në shtetet e Bashkimit Europian, si Suedi, Gjermani, Francë e deri në Angli”, thotë Vokrri.Ndërsa, përkrahja e USAID-it për kultivuesit e kësaj ane as këtë vit nuk ka munguar.

Banorët e fshatit Sveçël përveç që kultivojnë lloje të ndryshme të specit ata kultivojnë edhe lakër, si dhe domate e patate.Banorët e këtij fshati të Podujevës prodhimet e tyre i dërgojnë në pikën grumbulluese ku shitjen e kanë të sigurt.

Sivjet pagesa ka qenë shumë e mirë dhe kjo është dëshmi se mund të jetohet nga kjo punë, thonë në qendrën e grumbullimit të perimeve në këtë fshat. /Rtv21

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera