Lajme

Spasovski tregon “Mercedesin misterioz” në vlerë 600 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 10 June 2017

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski ka mbajtur të shtunën konferencë për media për t’i treguar publikut veturën luksoze Mercedes klasë S 600”, e cila ishte blerë në kohën kurë kryeministër ishte lideri i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski për bartjen e personaliteteve VIP.

Spasovski tha se vetura ishte mbajtur e fshehur në një garazh të qeverisë, larg publikut, duke shtuar se ajo ishte gjetur në gjendje të keqe dhe të ndotur.

“Shumë qytetarë që nuk kanë para për bukë nuk mund të paramendojnë të kenë një makinë mesatare, ndërsa dikush bën luks në kurriz të qytetarëve të Maqedonisë. Ajo që dhemb më së tepërmi është se policët e Maqedonisë nuk kanë uniforma, nuk kanë makina për t’i kryer punët e tyre, por kjo ministri kishte guximin të blejë makinë 600 mijë euro për kryeministrin e atëhershëm Nikolla Gruevski”, tha Spasovski.

-Advertisement-

 Mercedesi peshon 4 ton dhe është i prodhuar me standarde të sigurisë së shkallës së parë. Nga MPB-ja thonë se vetëm për ndërrimin e gomave duhet të harxhojnë rreth 20 mijë euro. Me makinën deri më tani janë kaluar 57 mijë kilometra.

Nuk dihet se sa njerëz saktë janë vozitur në ulëset e prapme me makinën më të njohur në Maqedoni. Sipas informacioneve me të cilët disponon MPB përveç ish kryeministrit dhe liderit të VMRO-së Gruevski, “Mercedesin” e shtrenjtë shpesh e ka përdorur edhe kryeministri teknik Emil Dimistriev.

Ministri Spasovski tha se tani për tani mbeten në qëndrimin mos ta shesin “Mercedesin”.

Ndryshe, nga VMRO-DPMNE akuzuan se ngjarja e sotme në MPB ka qenë teatrale dhe kontroverse dhe tregon se si qeveria e LSDM-së planifikon të kujdeset për pronën e Maqedonisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera