“SPAR” tashmë zyrtarisht në Maqedoni! 45 milionë euro investim dhe 65 markete të reja
Autori: Gazeta inFokus
19:15 | 15 May 2026
Viva Fresh Group është krenare të njoftojë zyrtarisht lansimin e brendit SPAR në Maqedoninë e Veriut, duke sjellë një nga rrjetet më të njohura të shitjes me pakicë në botë më afër konsumatorëve maqedonas përmes një partneriteti të fuqishëm lokal dhe një vizioni afatgjatë rajonal, në bashkëpunim me SPAR International.
Si pjesë e këtij transformimi, dyqanet ekzistuese të Viva Fresh Store dhe SuperKit GO në Maqedoninë e Veriut do të kalojnë gradualisht në SPAR North Macedonia, duke sjellë një përvojë të re të blerjes të ndërtuar mbi standardet evropiane, ekselencën operacionale, konceptet moderne të dyqaneve, asortiment më të fuqishëm, logjistikë të avancuar dhe përvojë të përmirësuar për konsumatorët.
Ky është një investim strategjik për të ardhmen e tregtisë me pakicë në rajon.
Gjatë tre viteve të ardhshme, Viva Fresh Group planifikon të investojë mbi 45 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, të fokusuara në zhvillimin e një qendre moderne logjistike, hapjen e dyqaneve të reja dhe transformimin e lokacioneve ekzistuese në dyqane SPAR në të gjithë vendin.
Përmes këtij zgjerimi, Grupi vazhdon të forcojë pozitën e tij si një nga grupet kryesore të shitjes me pakicë në Ballkan – duke lidhur tregjet, investuar në infrastrukturë, fuqizuar ekonomitë lokale dhe duke krijuar vlerë afatgjatë për konsumatorët, punonjësit, furnitorët dhe partnerët.
Në vitet në vijim, Viva Fresh Grou do të vazhdojë të investojë në:
• Infrastrukturë moderne të shitjes me pakicë
• Logjistikë të avancuar dhe integrim të zinxhirit furnizues
• Transformim digjital dhe përvojë të konsumatorit
• Zhvillimin e punonjësve dhe rritjen profesionale
• Mbështetje për prodhuesit lokalë dhe partneritetet rajonale
• Standarde të qëndrueshme dhe të përgjegjshme biznesi në përputhje me praktikat ndërkombëtare
Lansimi i SPAR në Maqedoninë e Veriut përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në strategjinë rajonale të zhvillimit të Viva Fresh Group dhe reflekton besimin që kemi në potencialin e tregut maqedonas dhe njerëzve të tij.
Dëshirojmë të falënderojmë SPAR International, SPAR North Macedonia, ekipet tona nga Viva Fresh Store dhe SPAR Albania, partnerët, institucionet dhe të gjithë bashkëpunëtorët për besimin, bashkëpunimin dhe përkushtimin gjatë këtij rrugëtimi transformues.
Gjiganti ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut.
Dhe ky është vetëm fillimi.
Viva Fresh Group.

T� tjera
-
Kuvendi për fatin e Abdixhikut- sa vota duhen për ta shkarkuar sipas Statutit të LDK’së?
Sot në orën 18:00 në periferi të Prishtinës do të mblidhet Kuvendi i Lidhjes ...
-
Caktohet data kur do të rivlerësohet masa e sigurisë për Erion Veliajn
Gjykata e Lartë ka zyrtarizuar datën për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj ...
-
Shkelje të rënda, Inspektorati ndal punimet në Podujevë e Shtime, një rast përfundon në polici
Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të legjisl...
-
Irani njofton hakmarrje për sulmet e reja të SHBA-së: Agresori do të ndëshkohet sot
Garda Revolucionare e Iranit zotohet për hakmarrje për sulmet amerikane të mb...
-
Haxhiu: Ne po i kërkojmë të zhdukurit, Vuçiq vazhdon t’i mohojë krimet
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu e vizitoi të ...
-
Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së
Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abd...
-
Zbulohen dy tunele sekrete në kufirin Bjellorusi-Lituani, dyshohet se do të përdoreshin për kalimin e emigrantëve
Rojet kufitare lituaneze kanë zbuluar dy tunele të papërfunduara në kufirin b...
-
Super rekordi i M&Sillosit, mbi 60 mijë tonë grurë i grumbulluar
Në Xerxë të Rahovecit po shënohet sezoni më i suksesshëm i grumbullimit të gr...
-
17 vila janë rrënuar deri më tani përreth Ujmanit
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka...
-
Nëna me dy fëmijë vdes pas shpërthimit të bombolës së gazit, viktimat varrosen sot në Shkodër
Një tragjedi ndodhi dje në Shkodër ku mbetën të vdekur një nënë 24 vjeçare ba...
-
Basha: Investohen 1.85 milion euro për rrugën Arllat–Malishevë
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se punimet për...
-
Komuna e Fushë Kosovës lehtëson shërbimet për qytetarët, Gjendja Civile hapet edhe të shtunave
Sektori i Gjendjes Civile në Komunën e Fushë Kosovës do të ofrojë shërbime ed...





































