Spanjollët kërkojnë “Made in Albania”
Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 19 January 2020
Spanjollët kanë shënuar rekord të kërkesave për prodhimet shqiptare ku në dhjetor dërgesat u rritën me 115 përqind.
Sipas INSTAT rritja më e madhe e importeve është shënuar prej Turqisë. Ndërsa Italia zë vendin e parë sa i përket shkëmbimeve tregtare.
Viti 2019 është mbyllur me rënie sa i përket eksporteve të prodhimeve shqiptare.
Sipas INSTAT, dërgimi i produkteve “Made in Albania” drejt vendeve të tjera preku shifrën e 299 mld lekë duke u ulur me 3,8 %, krahasuar me vitin 2018.
Ndërkaq importet kanë vijuar trendin rritës me 1.2 për qind. E njëjta situatë paraqitet edhe në muajin dhjetor.
Krahasuar me nëntorin, eksportet kanë rënë me 11 për qind.
Sipas INSTAT, rritje të ndjeshme kanë shënuar lëndët minerale dhe energjia elektrike me një shtesë prej 7.2 pikë, ndërsa rënie ka shënuar tekstilet dhe këpucët me -4.5 pikë.
Sa i përket shteteve të cilat kanë preferuar prodhimet shqiptare në muajin dhjetor Spanja shënon rekord me një rritje prej 115 për qind ose 1.2 miliardë lekë dhe në 12 muaj 115 miliardë lekë.
E dyta renditet, Greqia me 18 për qind. Sa i përket Kosovës, pavarësisht taksës që Prishtina ka vendosur ndaj Beogradit, eksportet kanë një rritje me vetëm 3 për qind në dhjetor dhe 10 për qind në të gjithë vitin 2019.
Shtetet me të cilët ka pasur rënie të eksporteve për gjatë vitit të shkuar INSTAT rendit Italinë dhe Greqinë.
Sa i përket importeve, Turqia mban vendin e parë me 23 për qind dhe Kina me 11 për qind.
Rënie të importeve kanë shënuar Rusia, Italia dhe Gjermania.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...