Spanjën nuk e bind marrëveshja e Ohrit: S’e njohim Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
15:13 | 30 March 2023
Qysh nga dalja në publik e propozimit franko-gjerman, në drejtim të Kosovës dhe Serbisë ka pasur presione ndërkombëtare për pranimin e tij, që më vonë u emërua edhe si propozimi evropian. Njohja nga pesëshja e BE-së ishte përdorur për ta joshur Kosovën që të pranojë arritjen e një marrëveshje me Serbinë.
Megjithatë qëndrimet e shteteve anëtare të BE-së që s’e njohin Kosovën, s’kanë ndryshuar as pas arritjes së darkordimit në Ohër për Marrëveshjen Themelore dhe Aneksin e Implementimit.
Në një përgjigje për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës kanë thënë se Spanja vazhdon të mbetet në qëndrimin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Spanja ruan pozicionin e saj si mosnjohëse e deklaratës së njëanshme të pavarësisë të miratuar nga Prishtina në 2008 dhe mbështet fuqimisht një zgjidhje të pranueshme reciprokisht në kuadrin e Dialogut të Lehtësuar nga BE”, ka thënë për Express Elena Aljarilla Cortezón nga MPJ e Spanjës.
Sa i përket arritjes së marrëveshjes në Ohër, Cortezon ka thënë se Spanja mirëpret progresin e bërë për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe vlerëson dhe mbështet përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell dhe emisarit special, Miroslav Lajcak.
Zyrtarja e Ministrisë së Jashtme të Spanjës thekson se implementimi i marrëveshjeve në Ohër, bashkë me marrëveshjet paraprake është thelbësor dhe një mundësi që s’duhet humbur.
“Në këtë drejtim, Spanja mirëpret marrëveshjet e fundit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe njeh dhe mbështet përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Borrell dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak. Zbatimi i këtyre marrëveshjeve, krahas marrëveshjeve të mëparshme, tashmë është thelbësore, pasi kjo është një mundësi që nuk duhet humbu”, ka përfunduar Cortezon.
Njëjtë sikurse Spanja, qëndrimin për pavarsinë e Kosovës s’e ka ndërmend ta ndërrojë as Greqia. Presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropoulou, një herë nga Athina e më pas edhe nga vizita zyrtare në Beograd e ka theksuar se Greqia s’e njeh pavarësinë e Kosovës.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ditë më parë ka lënë të kuptohet se Marrëveshja e Ohrit mund të nxis shtetet e BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës”
“…unë mendoj se kjo marrëveshje na vendos në rrugën drejt njohjes nga këto shtete (shtetet mos-njohëse). Sa i përket Serbisë, kjo mund të jetë çështje tjetër që mund të marrë kohë por nëse arrijmë te marrëdhëniet e normalizuara atëherë kjo mund të ketë efekte shumë pozitive në ndërveprimet e përditshme dhe ma merr mendja që me kalimin e kohës do të shkojmë atje. Por për pesë shtetet mos-njohëse, fakti që dy vendet (Kosova dhe Serbia) kanë arritur marrëveshjen, dhe me supozimin se do ta zbatojnë, atëherë kjo mund t’i drejtojë kah njohja.”, ka thënë Blinken.
Përveç Spanjës dhe Greqisë, Kosovën nuk e njeh as Sllovakia, Rumania dhe Qipro.

Të tjera
-
Edon Zhegrova i ofron mbështetje Belgin Jasharit, kjo është videoja që ia përkushtoi
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova i ka dalë në përkrahje futbollist...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Të hënën në Kosovë parashikohet një stabilizim i kushteve atmosferike. Mot...
-
Raportohet se Alpi i vogël ishte parë tek “Rrethi i ETC-së” në Gjilan, kërkohet nga banorët t’i kontrollojnë hyrjet e banesave
Nënkryetarja e Forumit të LDK-së në Gjilan, Gresa Avdiu, ka deklaruar se ësht...
-
Kandidati i PD: Po përgatitet vizita e Berishës në SHBA- Non Grata do bjerë para 11 majit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të udhëtojë së shpejti për në...
-
Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit, janë në gjendje të mirë shëndetësore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se ka përfundua...
-
“Nuk jeni për me lujtë futboll, jeni për me shitë hekra”, Belgin Jashari tregon se si u sulmua në fushë
Futbollisti Belgin Jashari, ka treguar ekskluzivisht në Klan Kosova për incid...
-
Kërkimi i Alpit po bëhet me dronë, do të angazhohen edhe FSK-ja
Një fëmijë ka humbur sot në qytetin e Gjilanit. Familjarët kanë kërkuar nd...
-
Belgin Jashari në “Favorit” i numëron një nga një rastet kur u sulmua në baza racore gjatë ndeshjeve
Belgin Jashari në emisionin sportiv “Favorit” e ka dhënë një intervistë lidhu...
-
Nga 13 në 7 anëtarë, cilat janë ndryshimet në Ligjin e ri për Këshillin Prokurorial?
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka heshtur pas vendimit të Gjykatës Kushtetues...
-
Zelensky: Rusia po përpiqet të mashtrojë Amerikën
Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur K...
-
Lista e barnave vonohet, OFK: Mungesë transparence e pasoja tek qytetarët
Listën e re të barnave pas afatit për shqyrtimin e kërkesave për përcaktimin ...
-
Humb një fëmijë në Gjilan, familjarët publikojnë fotografinë dhe kërkojnë ndihmë në gjetjen e tij
Një fëmijë në Komunën e Gjilanit ka humbur të dielën nga ora 15:00. Familj...