Lajme

Spanjë, trefishohen mbërritjet e emigrantëve

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 17 August 2017

Roja Bregdetare spanjolle tha se shpëtoi 600 emigrantë që vinin nga Maroku brenda 24 orësh, diçka që shënon një rritje serioze të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në vend.

Autoritetet spanjolle thanë se emigrantët ishin të ndarë në 15 mjete të ndryshme lundrimi, mes të cilave edhe një varkë lodër me rrema. Mes tyre ishin 35 fëmijë dhe një foshnje.

Sipas OKB-së, më shumë se 9 000 njerëz kanë mbërritur në Spanjë këtë vit, tre herë më shumë se vitin e shkuar. Këto shifra as që krahasohen me ato të Italisë, por sidoqoftë tregojnë mjaft qartë trendin në rritje. Madje, sipas ekspertëve, këtë vit Spanja do të ketë më shumë mbërritje emigrantësh sesa Greqia.

-Advertisement-

Shumica e emigrantëve që duan të shkojnë në Spanjë shfrytëzojnë Ngushticën e Gjibraltarit, një lundrim prej vetëm 12km, mjaft më i favorshëm krahasuar me lundrimin përmes Mesdheut drejt Italisë. Për shkak të rrugës së shkurtër, mjaft emigrantë përdorin varka të vogla me rrema, duke shmangur trafikantët njerëzve, por sidoqoftë duke rrezikuar jetët e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera