Spanjë, bastisje dhe arrestime në Katalonia
Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 20 September 2017
Policia spanjolle ka arrestuar ministrin e Ekonomisë së Katalunjës, Josep Maria Jove, gjatë kësaj të mërkure, pjesë e bastisjeve ndaj zyrave qeveritare rajonale, përpara referendumit të paautorizuar për pavarësi
Lajmi njoftohet nga burime qeveritare katalanase, sipas të cilave, policia spanjolle ka hyrë në mjediset e ministrive të Ekonomisë, të Brendshme, të Marrëvdhënieve të Jashtme, të Mirëqenies, Telekomunikacionit dhe Departamentin e Tatim-Taksave.
Tensionet me Madridin janë përshkallëzuar gjatëve javëve të fundit, pasi udhëheqësit e rajonit të pasur verilindor të Katalunjës janë zotuar t’i shkojnë deri në fund votimit të 1 tetorit për ndarje nga Spanja, gjë që qeveria qendrore e quan të paligjshme dhe kësisoj nuk mund të zhvillohet.
Gazeta “El Pais” thotë se në total janë arrestuar 14 persona. Të martën, Garda Civile e Spanjës, një forcë policore kombëtare, ka sekuestruar 45 mijë zarfa të paketuara në kuti, të cilat qeveria katalanase planifikonte t’ua dërgonte njerëzve anembanë rajonit për informim mbi referendumin. Ndërkohë, qindra kryebashkiakë katalanas u detyruan të paraqiteshin përpara prokurorit të shtetit ditën e martë, pasi thanë se do ta mbështesnin referendumin.
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...