Lajme

Spanja vazhdon të jetë problem për Kosovën, pritet ta pengojë liberalizimin

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 18 June 2018

Fundi i këtij muaji do të jenë vendimtar për Republikën e Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave, pasi do të publikohet rekomandimi nga Komisioni Evropian.

E, se a do të jetë ky i fundit pozitiv, Ministrja për Integrim Evropian, Dhurata Hoxha dhe i pari i Drejtësisë, Abelard Tahiri për këtë çështje pohojnë se Kosova tanimë ka kryer të gjitha kushtet sa i përket këtij drejtimi.

Në anën tjetër, ‘lobimin’ e legjislativit në vendet e BE-së për vizat, po e mbështesin edhe njohësit e çështjeve evropiane.

-Advertisement-

Profesori i së Drejtës Evropiane, Emrush Ujkani beson se në bazë të raportit final ky muaj mund të llogaritet si vendimtar për Kosovën.

“…Nuk mundem me thënë se është muaj vendimtar, mirëpo në kuptimin e asaj se Komisioni Evropian do të vjen me një rekomandim, mendojë që tash është pikërisht muaji qershor që në bazë të veprave të ketë edhe raport pozitiv për vizat”, ka thënë Ujkani.

Më tej, ai ka treguar problemin kryesorë që sipas tij, pritet të jetë një vend që nuk e ka njohur Kosovën si shtet.

“Më e rëndësishmja është se duhet të shohim se si do të shihet Spanja. Sepse ne nuk e kemi problem që me shumicë të kualifikuar të mbërrijmë votimin pra kjo është shumë interesante se si Spanja do të reagon dhe varet prej qëndrimit të saj. Kosova se besojë që ka me pas ndonjë problem në këtë drejtim, Kosova i ka votat e mjaftueshme sepse me 2/3 i bjen që nuk kemi asnjë problem për me i pas numrat. Por e përsërisë edhe njëherë do të shohim si do të shihet Spanja, reagimi i këtij shteti është me rëndësi në aspektin praktik”, ka thënë ai për Indeksonline.

Tutje, ai lobimin e Kuvendit të Kosovës nër Evropë për heqje të vizave e vlerëson si të drejtë, por sipas tij kjo është dashtë të ndodhë edhe më herët.

“Vendet anëtare janë ato që vendosin në fund të ditës së bashku me Parlamentin Evropian. Unë mendoj se është gjë e mirë që ky Kuvend po mundohet që ta mbështet në vendimmarrje Kosovën, mirëpo unë mendojë se është e qëlluar, por është dashur edhe më herët  të punohet në këtë drejtim”, ka përfunduar Ujkani.

Ndryshe, të ënjtën me 7 qershor një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari, Kadri Veseli ka udhëtuar për në Austri dhe Francë me qëllim që të lobojë për liberalizim të vizave për Kosovën.

Kujtojmë, se  pritjet nga institucionet e Kosovës janë që procedurat në BE të përmbyllen deri në fund të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera