Sport

Spanja vazhdon injorimin ndaj Kosovës, ky është ‘skandali’ i radhës i spanjolleve

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 29 March 2021

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Kosovës do të takohen për herë të parë në një kompeticion futbollit, shkruan Gazeta inFokus.

Spanjollët dhe kosovarët do të luajnë të mërkurën mbrëma në Sevilla në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Për shkak se shteti i Spanjës nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Federata e Futbollit e Spanjës po vazhdon ta injoroj Kosovën.

-Advertisement-

Pasi mposhten Gjeorgjinë në udhëtim me rezultat 1-2, spanjollët kanë marrë rrugën për në Sevilla dhe në njoftimin e FFS për ndeshjen e radhës nuk është përmendur fare emrin i Kosovës.

“Pas arritjes së tre pikëve në ndeshjen e mbrëmshme, ekspedita spanjolle është e gatshme të fluturojë në Sevilla dhe të luajë raundin e fundit të kësaj nisjeje të parë në rrugën drejt Kupës së Botës, ‘Katari 2022″, shkruhet në njoftimin e federatës spanjolle./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera