Sport

Spanja ‘shkatërron’ Gjermaninë dhe fiton grupin e katërt të Ligës A të Kombeve

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 17 November 2020

Kombëtarja e Spanjës e ka ‘shkatërruar’ atë të Gjermanisë, pasi e ka mposhtur me rezultat të thellë 6-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e fundit të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Estadio de La Cartuja’, golat për spanjollët i realizuan Alvaro Morata (17’), Ferran Torres (33’, 55 dhe 71’), Rodri (38’) dhe Mikel Oyarzabal (89’).

Pas kësaj fitoreje Spanja e ka fituar grupin e katërt të Ligë A me 11-të pikë të arkëtuara, ndërsa Gjermani ka mbetur e dyta me 9-të sosh.

-Advertisement-

Spanja si fituese e këtij grupi do të luaj në ‘Play-Off’, ku do të kërkoj ta fitoj edicionin e dytë të Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera