Lajme

Spanja rikthen karantinën edhe për katër vende të tjera

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 24 July 2021

Spanja do të vendosë një karantinë dhjetëditore për udhëtarët nga Argjentina, Kolumbia, Bolivia dhe Namibia, duke filluar nga 27 korriku, si një masë e re për të luftuar infeksionet COVID-19, njoftoi qeveria.

“Karantina mund të reduktohet në shtatë ditë, nëse paraqitet një test negativ në ditën e shtatë”, shpjegoi në një shënim Ministria e Shëndetësisë, raporton ATSh.

Dekreti do të hyjë në fuqi për një periudhë fillestare prej 14 ditësh, me mundësi për t’u zgjatur.

-Advertisement-

Për të frenuar përhapjen e varianteve të reja të COVID-19, Spanja vazhdon të mbajë në fuqi karantinën 10-ditore për udhëtarët nga India, si edhe ka kufizuar fluturimet nga Brazili dhe Afrika e Jugut për qytetarët e saj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera