Spanja regjistron pranverën më të nxehtë në histori
Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 08 June 2023
Pranvera e këtij viti ishte më e nxehta dhe dyta më thatë në Spanjë, që kur ky shtet ka nisur të regjistrojë temperaturat më 1961. Gjatë pranverës, temperaturat në Spanjë kanë qenë më të larta se mesatarja dhe ky trend pritet të vazhdojë gjatë kësaj vere, tha Ministria spanjolle e Mjedisit dhe agjencia shtetërore për mot.
Spanja ende po përballet me një periudhë të gjatë të thatësirës që ka prekur prodhimin bujqësor, përfshirë edhe sektorin kyç të vajit që përbën pothuajse gjysmën e prodhimit botëror. Moti i nxehtë dhe i thatë sjellin rreziqe shtesë dhe studimet kanë treguar se ndryshimet klimatike kanë rritur rrezikun e zjarreve të egra.
Në mbarë Spanjën, temperaturat mes 1 marsit dhe 1 qershorit ishin mesatarisht 14.2 gradë Celsius, tha Ministria e Mjedisit. Këto temperatura ishin për 1.8 gradë më të larta sesa mesatarja e regjistruar mes vitit 1991-2020 dhe 0.3 gradë më e lartë sesa rekordi paraprak i regjistruar më 1997.Sipas autoriteteve spanjolle, provinca jugore e Kordobës në prill regjistroi rekord të ri të temperaturave, prej 38.8 gradë Celsius.
“Po mësohemi me thyerjen e rekordeve”, tha Ruben del Campo, zëdhënës për agjencinë kombëtare të motit, AEMET. Ai shtoi se në tre nga katër stinët e fundit – vera dhe vjeshta e vitit 2022 dhe pranvera e vitit 2023 – ishin më të nxehtat në historinë e këtij shteti.
Pranvera e këtij viti ishte e dyta më e thatë në historinë e Spanjës, pasi deri në mes të majit, në këtë shtet nuk pati pothuajse fare reshje shiu, tha Del Campo.
Sipas agjencisë AEMET, Spanja ka “shumë gjasa” që edhe një herë të përballet me një verë më të nxehtë se zakonisht gjatë këtij viti, veçmas në pjesën lindore të shtetit dhe në ishujt spanjoll.
AEMET ka parashikuar se ka shumë gjasa që kjo verë të jetë një prej pesë më të nxehtave në tri dekadat e fundit.Më 2022, Spanja regjistroi temperaturat më të larta gjatë gjithë vitit dhe u godit nga tri valë të të nxehtit që zgjatën për 41 ditë. REL
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...