Spanja nuk ndryshon qëndrim për Kosovën pret epilogun e dialogut
Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 27 July 2021
Spanja nuk e ka në plan njohjen e shtetit të Kosovës. Shpresa për njohje mbetet te normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi.
Ministria e Jashtme e Spanjës në një përgjigje për RTV Dukagjinin, ka thënë se nuk do të njohin Pavarësinë e Kosovës, por do të presin epilogun e dialogut ndërmjet palëve.
“Spanja mban qëndrimin e saj të mosnjohjes së deklaratës së pavarësisë të miratuar nga Prishtina në 2008 dhe mbron nevojën që çështja të zgjidhet përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Në këtë rast, ne e konsiderojmë rifillimin e Dialogut si një lajm të mirë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Jashtme spanjolle.
Mirëpo dialogun nga ana tjetër po e kundërshton profesori Richard Caplan, i cili thotë se ky proces deri më tani nuk ka sjellë asgjë.
“Spanja është ndër pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur Kosovën. Spanja e sheh dialogun si mjet për zgjidhjen e kësaj çështjeje, por pas raundit të fundit të bisedimeve, është e qartë se nuk ka pasur ndonjë përparim në atë drejtim”, deklaroi Caplan për RTV Dukagjinin.
Ndryshim të pozicionit të Spanjës karshi Kosovës nuk po presin as në Kosovë.
“Momentalisht nuk pres ndonjë lëvizje nga ana e Spanjës në raport me njohjen e Kosovës. Nga ana tjetër, qëndrimi i Spanjës se kjo çështje duhet të zgjidhet përmes dialogut, tregon rëndësinë që Kosova duhet të ketë në raport me dialogun pasi ky proces do të përcaktojë njohjet nga pesëshja e BE-së e më pas edhe vendeve tjera”, deklaroi Emir Abrashi.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...