Lajme

Spanja merr kryesimin gjashtëmujor të presidencës së BE-së

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 03 July 2023

Spanja ka marrë presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së, me një premtim për t’u fokusuar në tranzicionin e gjelbër dhe drejtësinë sociale, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.

Si pjesë e ngjarjeve fillestare, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez priti të dielën në Madrid Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Të dy krerët diskutuan përparësitë kryesore të presidencës, të cilat përfshijnë ri-industrializimin, autonominë strategjike, tranzicionin ekologjik, drejtësinë sociale dhe ekonomike dhe forcimin e unitetit evropian.

-Advertisement-

Sanchez priti Michel në Pallatin La Moncloa një ditë pas udhëtimit të tij në Kiev, ku u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe përsëriti angazhimin e tij për të mbështetur kombin e shkatërruar nga lufta “për aq kohë sa duhet” dhe “pavarësisht nga çmimi që duhet paguar”./Euronews

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera