Sport

Spanja, Luis Enrique rikthen Jordi Albën në kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 09 November 2018

Pas disa ditësh, kampionatet europiane do të ndërpriten për shkak të ndeshjeve të skuadrave kombërtare në Ligën e Kombeve.

Tashmë, trajnerët e përfaqësueseve kanë filluar të publikojnë listat e futbollistëve të grumbulluar, e njëri prej tyre është edhe ai i Spanjës, Luis Enrique.

“La Roja” do të luajë ndaj Kroacisë për Ligën e Kombeve, më 15 nëntor, ndërsa më pas një ndeshje miqësore me Bosnje-Hercegovinën.

-Advertisement-

Ajo që të bën përshtypje në listën e të grumbulluarve të Luis Enriques është rikthimi në skuadër i Jordi Albës, që ishte lënë jashtë në ndeshjet e mëparshme. Mbrojtësi i Barcelonës është shfaqur në një formë të shkëlqyer në këto javë, e në Spanjë u bë jo pak fushatë për kthimin e tij te “La Roja”.

Luis Enrique nuk qëndroi aspak indiferent dhe i dha mundësinë Jordi Albës që të riveshë fanellën e Spanjës. E reja te skuadra spanjolle është përfshirja e futbollistëve Brais, Mario Hermoso dhe Fornals.

Për ndeshjet e radhës, Luis Enrique ka lënë jashtë skuadre Raul Albiol dhe Callejon, ndërkohë që ka thirrur në kombëtare Suson nga Milani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera