Sport

Spanja humbet edhe David Silva-n, tërhiqet nga kombëtarja

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 14 August 2018

Pas Gerard Pique edhe David Silva është larguar nga kombëtarja e Spanjës, ku me anë të një letre publikuar në rrjetet sociale shpjegon arsyet e këtij vendimi.

Mesfushori i Manchester City-t ka zhvilluar 125 ndeshje me “La Rojan” dhe ka shënuar 35 gola, që e shndërrojnë në golashënuesit e katërt më të mirë të përfaqësueses.

Ishte pjesë e brezit të artë të futbollit spanjoll që fitoi një Botëror dhe dy Europianë.

-Advertisement-

“Kam reflektuar për disa javë derisa mora këtë vendim, pra përfundimin e etapës sime në përfaqësuesen spanjolle të futbollit. Pa dyshim, ishte një nga vendimet më të vështira të karrierës sime.”

Silva falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij në kombëtare, duke veçuar trajnerin që nuk jeton më, Luis Aragones

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera