Sport

Spanja, finalistja e parë e Kampionatit Evropian “Euro 2024”

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 09 July 2024

Kombëtarja e Spanjës ka siguruar finalen e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, pasi mposhti në gjysmëfinale Kombëtaren e Francës, me rezultat 2:1.

Spanja ishte në disavantazh kur kishin kaluar vetëm nëntë minuta lojë. Kolo Muani shënoi për Francën pas një super asistimit të Mbappes.

Por nuk vonoi shumë dhe Spanja arriti ta përmbys rezultatin.

-Advertisement-

Lamine Yamal realizoi një supergol në minutën e 21-të, duke u bërë futbollisti më i ri në histori të kampionatit që shënon gol, kurse katër minuta pas tij, Dani Olmo përmbysi epërsinë e Francës.

Spanja është finalistja e parë e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, ku në finale do të pres fituesin e takimit mes Anglisë e Holandës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera