Sport

Spanja eliminohet me penallti nga Rusia

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 01 July 2018

Janë dashur vazhdimet dhe ekzekutimi i penalltive për ta përcaktuar fituesin e 1/8 së finales në mes të Spanjës dhe Rusisë.

Për 120 minuta Spanja ka dominuar ndeshjen, si me posedim ashtu edhe më shanse, por u desh ekzekutimi i penalltive për ta përcaktuar fituesin.

120 minuta në këtë ndeshje u përcollën me plot vendime kontroverse të gjyqtarit kryesor që në disa momente favorizojë Rusinë.

-Advertisement-

Ndeshja, ashtu siç pritej fillojë me dominimin e madh të Spanjës të cilët bën presion të vazhdueshëm mbi rusët.

Ishte minuta e 11 kur Ignasevich shënoi autogola për të kaluar në epërsi Spanja.

Pas këtij rasti ishin prapë spanjollët që dominonin derisa një ndërprerje dhe ekzekutohet penallti për Rusinë në një moment që shumë ekspertë të futbollit nuk ishte penallti.

Nga pika e bardhë shënoi Artem Dzyuba.

Pjesa e dytë po ashtu ishte shumë më e mirë për spanjollët të cilët e dominuan këtë ndeshje me takime dhe me lojë.

Por, pa rezultat.

90 minutat e rregullta të takimit përfunduan me rezultat 1-1, derisa ndeshja shkojë me vazhdime.

Në pjesën e dytë të vazhdimeve gjyqtari Bjorn Kuipers nuk akordon penallti për spanjollët, pavarësisht se dy mbrojtës të Rusisë rrezuan në zonën e 16 metërshit Piquen dhe Ramosin.

Pas kësaj u ekzekutuan penalltitë, e ku rusët kishin përparësi të madhe për shkak edhe të terrenit vendas.

Ata u treguan më të saktë nga pika e bardhë derisa për Spanjën penalltinë e humbi mesfushori i Atletico Madrid, Koke dhe Aspas.

Rusia do të takohet kundër fituesit të çiftit Kroaci – Danimarkë që zhvillohet sonte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera