Sport

Spanja apo Katalonja? Pique e merr vendimin e madh!

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 04 October 2017

Gerard Pique e ka marrë vendimin nëse do të largohet apo jo nga përfaqësuesja e Spanjës, raporton zeri.info.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës flitej se mund t’i bashkohet ekipit të ri të Katalonjës pas pavarësisë së këtij territori.

“Dua ta jap një kontribut në fushë. E kemi përpara një objektiv, i cili është mjaft afër dhe duam të kualifikohemi në Botëror. Duhet të koncentrohemi mbi të gjitha për këtë. Askush nuk mund ta vërë në dyshim dëshirën time për të luajtur për Spanjën. Jam këtu qëkur isha 15 vjeç dhe gjithmonë e kam dhënë maksimumin për kombëtaren. Ndihem krenar që jam pjesë e kombëtares spanjolle dhe dua t’i fitoj krejt titujt e mundshëm me shokët e mi. Në Katalonjë nuk ka një kombëtare, andaj përse nuk duhet të luaj për Spanjën?”, ka deklaruar Pique, i cili ka shtuar se nuk e ka as edhe një problem të vogël me Sergio Ramosin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera