SPAK-u ia konfiskon Audi A8-shin Kejvina Kthjellës, e kishte dhuratë nga i dënuari me burgim të përjetshëm
Autori: Gazeta inFokus
11:48 | 08 February 2024
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për konfiskimin e 9 prej pasurive të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij, përfshirë edhe makinën luksoze ‘Audi’ të cilën ia kishte dhuruar modeles Kejvina Kthjella.
Në konkluzionet e paraqitura në gjykatë nga SPAK në kuadër të hetimit pasuror të Redjan Rrajës i cili është i dënuar përjetë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019 në Durrës, theksohet se këto pasuri janë blerë nga Rraja me para që vinin nga veprimtari të jashtëligjshme.
Në listën e pasurive të konfiskuara janë një apartament 76 metër katrorë në Tiranë, 2 njësi tregtare me sipërfaqe totale rreth 160 metër katrorë në kryeqytet, 2 garazhe secili nga 18 metër katrorë, automjeti tip ‘Audi A8’ i Redjan Rrajës, makina ‘Audi’ e përdorur nga Kejvina Kthjella, një orë dore ‘Roleks’, si dhe shuma prej 2750 eurosh.

Lista e plotë e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme që i konfiskohen Rrajës:
Pasuria me nr. 6/121-N9, zk 8160, vol.22, fq.25, me sipërfaqe 30 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 11.12.2014 në emër të shtetasit Redjan Asllan Rraja.
Pasuria me nr.6/121-N8, zk 8160, vol.22, fq.24, sipërfaqe 76 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 23.12.2014, në emër të shtetasit Redjan Rraja.
Pasuria me nr.107/49+1-N2, zk 3292, vol.60, fq.140, me sipërfaqe 127.5 m2, e llojit njësi, regjistruar në emër të shtetases Marsela Çiça.
Pasuria me nr.107/49-G103, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistrua në emër të shtetases Marsela Çiça.
Pasuria me nr.107/49-G104, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistrua në emër të shtetases Marsela Çiça.
Automjeti me targë AA005XY, Audi A8, regjistruar në emër të Redian Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi Tafil Sina sipas kontratës me nr.5267 rep, nr.2989 kol, datë 24.10.2019, kundrejt vlerës prej 20 000 Euro.
Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi me targa italiane FW262TW, me numër shasie WAUZZZ4G5GN160958, sekuestruar shtetases Kejvina Kthella sipas procesverbalit të datës 05 NëNtor 2019.
Një orë dore me rrip metalik, me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë, me numër në pjesën e pasme 16233 (Roleks).
Shuma prej 2750 euro.
III. Revokimin e sekuestros së vendosur mbi automjetin e markës Bentley, tipi Continental, me targë AA 033 UG, blerë nga shtetasi Redjan Rraja, me kontratë shitblerje automjeti me nr. 5272 rep, dhe nr. 2570 kol, datë 19.08.2019, në shumën 900 000 lekë (nëntëqind mijë) lekë.

T� tjera
-
Hoti: Kam përshtypjen që në kabinetin e Kurtit kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka ironizuar ndërsa ka komentuar projektet e p...
-
Çështja e Apelit, Hoxha: Terreni kryesor i betejës diplomatike për Hagën është në Bruksel
Profesori Abit Hoxha ka folur për çështjen e Apelit për ish-krerët e UÇK-së n...
-
Sveçla për aksionin “Heshtja”: Lufta kundër grupeve kriminale do të jetë e pandalshme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përshëndetur aksionin e për...
-
Rama takon presidentin gjerman, vlerëson mbështetjen e Berlinit për Kosovën
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka takuar president...
-
Ndihmësi i kryeministrit kapet duke përdorur ChatGPT për t’ia shkruar fjalimin, shpërthejnë polemikat në Britani
Një ndihmës i kryeministrit britanik Andy Burnham është fotografuar duke përd...
-
Vuçiq: Unë e familjarët e mi prej vitesh s’mund të hyjmë në Kosovë pa lejen e Kurtit
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se prej vitesh nuk ...
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...

































