Spahiu zbulon se çfarë porosie ia dërgoi Adem Jashari Rugovës pas sulmit të parë në Prekaz
Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 13 May 2023
Ish-ambasadori i Kosovës në ShBA, Avni Spahiu në emisionin “FAKTE” ka folur për dekadën e fundit para çlirimit të Kosovës, kryesisht për ditët kur ishte njëri nga bashkëpunuesit e presidentit Ibrahim Rugova.
Gjithashtu, ai në këtë rrëfim ekskluziv tregoi për momentet kur gjatë asaj periudhe kohore ia kishte kumtuar presidentit Rugova nëpërmjet bashkëpunëtorit të tij, Adnan Merovci lajmin se në Prekaz po bëhej luftë.
Ndërsa, lajmin se në Prekaz po bëhej luftë vet Spahiu e kishte marrë përmes një telefonate që i erdhi nga njëri prej anëtarëve të familjes Jashari, Halit Jashari.
Spahiu tha se Haliti e kishte telefonuar dhe i kishte treguar se janë të rrethuar nga të gjitha anët nga policia serbe, ku edhe i kishte kërkuar ndihmë.
Kjo ishte hera e fundit që Spahiu u dëgjua me Halitin, me të cilin kishte edhe lidhje familjare – ishte daja i nënës së tij, i cili së bashku me familjen e tij humbën jetën në masakrën e Prekazit.
E për këtë, Spahiu atë kohë mund të bënte vetëm një gjë – të lajmëronte presidentin e vendit dhe Zyrën amerikane të asaj kohe.
Ndër të tjera Spahiu, tregoi edhe një moment tejet interesant e të rëndësishëm, ku pas sulmit të parë në Prekaz, në vitin 1991 ai tha se e kishte takuar komandantin e Ushtrisë Çlirimtare, Adem Jasharin, i cili ia dërgoi një porosi Rugovës.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...