Lajme

Spahiu: Vetëvendosje nuk mund ta rrëzoi Qeverinë e Kosovës me flamur të Shqipërisë

Autori: Mirlinda Bajraktari 18:48 | 25 September 2018

Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu, protesten e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje e konsideron si një nismë e cila nuk përfaqëson interesat e qytetareve të vendit.

Spahiu në një pronocim për inFokusin bëri të ditur se me gjitha këto përgaditje që ka bërë VV-ja nuk beson se do të këtë sukses.

” Nuk e di nuk jam shumë i sigurt që të protestosh me flamur të Shqipërisë për me e rrëzu Qëverinë e Kosovës, nuk besoj që mund të këtë sukses”, tha Spahiu

-Advertisement-

Tutje ai shtoi se flamuri që përdor Vetëvendosje në protestë të bënë me dijë se ata janë kundër qeverisë shqiptare e jo asaj kosovare.

“Kur e sheh këtë ikonografinë e Lëvizjës Vetëvendosje, përshtypja jepet se po shkohet më rrëzu qeverinë e Shqiperisë e jo të Kosovës”, tha ai

Nexhmedin Spahiu- Analisti politik

Sipas Spahiut, mënyra më e mirë për të pasur efekt më këtë protestë është se gjatë asaj dite të përdoren simbolet kosovare.

“Vetëvendosja për me e pas impaktin e plotë në shoqërinë kosovare, mendoj se duhet të mbroj intëresat të shoqerisë kosovare. Natyrisht duhet të përdor simbolet e vendit”, shtoi tutje Spahiu për inFokusin

Kujtojme se kanë mbetur edhe katër ditë nga protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka si qëllim mos realizimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera