Lajme

Spahiu: Vetëm Hasan Prishtina dhe Fan Noli e kanë humbur pushtetin më shpejt se Albin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 18 October 2021

Analisti kosovar Nexhmedin Spahiu ka thënë se vetëm, Hasan Prishtina dhe Fan Noli e kanë humbur pushtetin më shpejtë se Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

Spahiu përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se për tetë muaj, nga 22580 vota, Vetëvendosja në Mitrovicë ka rënë në 8308 vota.

“Vetëm Hasan Prishtina (për 4 ditë) e Fan Noli (për 6 muaj) e kanë humbur pushtetin më shpejt se Albin Kurti.  Për tetë muaj, nga 22580 vota, Vetëvendosje në Mitrovicë ra në 8308 vota. Dmth i ka humbur 2/3 e votave. Agim Bahtiri ka fituar rreth 2000 vota më shumë se partia e tij”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Kujtojmë që ditën e diel me 17 tetor janë zhvilluar zgjedhjet lokale në Kosovë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera