Lajme

Spahiu: Vendosja e flamurit kosovar në veri më e vështirë se shpallja e pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 14 February 2024

Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë më e vështirë se sa vendosja e flamurit shtetëror të Kosovës në katër komunat e veriut.

Ai në “Five” tha se për pavarësinë e vendit liderët shtetëror të asaj kohe e kishin bekimin e ShBA-së, kurse për çështjen e veriut ShBA-të ishin kundër.

“Pse ka qenë më e vështirë me vendos flamurin e Kosovës në veri se me shpallë pavarësinë e Kosovës, prandaj është akt më i rëndësishëm se shpallja e pavarësisë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

“George Bush e ka shpallë pavarësinë e Kosovës në Tiranë, ka qenë një akt që nuk është dashtë me pas shumë guxim ose shumë vendimmarrje politike nëse të përkrahin amerikanët s’ke cka mendohesh.

“A është ndryshe nëse të thonë amerikanët mos hyjn me i marrë komunat veriore edhe ti i merr. Edhe në fund po ata aleatë ta mbrojnë ata kufi. Është vendimmarrje më e madhe politike dhe është më e rëndësishme” shtoi Spahiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera