Lajme

Spahiu: Stërnipi i Isa Boletinit e ngriti flamurin e Kosovës në Veri të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 24 May 2023
Stërnipi i Isa Boletinit, Avni Peci Boletini ishte personi që ngriti flamurin e Kosovës në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Këtë e zbuloi në Politiko, analisti Nexhmedin Spahiu teksa e krahasoi veprën e stërnipit me atë të Isamil Qemailit që pati ngritur flamurin në Vlorë.

Deklaratat e kryetarit të Zveçanit nga PDK-ja, Ilir Peci se do ta bëj betimin për kryetar në Kullën e Isa Boletinit, sipas Spahiut është folklorizë që “çdo frikacak mundohet me u arsyetu vetën”.

“Qëllimi pse fuqitë e mëdha SHBA-ja e BE-ja kanë dhënë përkrahje për këto zgjedhje për legjitimitet të vogël, kryerja e një procesi teknik, që ka qenë ngirtja e flamurit të Kosovës në kuvendet komunale në veri. Në të tri tjerat po zbrapset. Ajo që ka thënë në Kullën e Isa Boletinit, çdo frikacak mundohet me arsyetu vetën me folklorizma. Hiç nuk e nderon Kullën e Isa Boletinit, atë e ka nderu nipi i tij Avni Boletini që e ka ngrit flamurin e Kosovës aty ku e ka vendin.”, deklaroi Spahiu në Politiko në Kanal10

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera