Spahiu: Qëndrimi amerikan për Asociacionin është inkurajues
Autori: Gazeta inFokus
08:05 | 25 May 2023
Ish ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, në një intervistë për Radio Kosovën thotë se është inkurajues qëndrimi amerikan se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Spahiu thotë se Kosova duhet të kuptojë se nuk është në gjendje të diktojë politikën e shteteve të fuqishme, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndonëse themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është kërkesë e vazhdueshme nga faktori ndërkombëtar, është inkurajues fakti se SHBA potencon se Asociacioni nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Të paktën kështu e sheh situatën diplomati Avni Spahiu.
“Është me rëndësi që Shtetet e Bashkuara vazhdimisht përsërisin se ky asociacion nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk mund të ketë kompetencë ekzekutive, prandaj kjo është megjithatë inkurajuese dhe nuk rrezikon raportet me Amerikën, sepse SHBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri kryesor i Kosovës”, tha Spahiu.
Në një intervistë për Radio Kosovën, Spahiu shprehet skeptik për sa i përket zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, pasi pala serbe ka qëndrim të kundërt me atë çfarë përmban marrëveshja.
“Deri më tani, por edhe gjatë dekadës së kaluar, shteti serb nuk ka bërë asnjë koncesion sado të vogël ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës. Presidenti serb vazhdon të pohojë se nuk do ta njohë asnjëherë shtetin e Kosovës, atëherë ku është esenca e marrëveshjes që bashkësia ndërkombëtare vazhdon të kërkojë që të realizohet” , thotë ish ambasadori Spahiu. Më tej, ai shpjegon se mentaliteti hegjemonist serb është shqetësues për procesin e dialogut.
“Kosova vazhdon të pohojë se normalizimi nënkupton edhe njohjen reciproke. Dhe, ky është qëndrimi përfundimtar i palës kosovare. Një qëndrim që thërret për një njohje të realitetit të krijuar në Kosovë nga ana e Serbisë dhe krijimin e raporteve krejtësisht të reja. Megjithatë mentaliteti hegjemonist serb vazhdon të jetë i njëjtë aq më tepër i inkurajuar nga Rusia – e cila e ka të vetmin vend partner në Ballkan e ndoshta edhe në Evropë. Kjo është mjaft shqetësuese edhe për proceset nëpër të cilat po kalojmë në kuadër të dialogut.”, tha ai.
Për sa i përket deklaratave të liderëve kosovarë se Kosova ka shumë presion nga faktori ndërkombëtar për themelimin e asociacionit, Spahiu tha se Kosova duhet të kuptojë se nuk është në gjendje të diktojë politikën e shteteve të fuqishme.
“Nuk jemi në gjendje që të diktojmë politikën e shteteve të fuqishme siç është SHBA. Ne e kemi partner Uashingtonin dhe duhet të besojmë në mbështetjen e tyre ,aq më tepër kur për sa i përket Kosovës nuk ka pasur ndonjë luhatje nga ana e saj. Çështja e modaliteteve politike dhe diplomatike që përdor Uashingtoni janë për arsye utilitare, d.m.th të momentit, që dëshirojnë me çdo kusht ta kthejnë Serbinë në kuadër të Evropës dhe ta shkëpusin nga Rusia. Ne e kuptojmë këtë! Mirëpo, jam i bindur se edhe bashkësia ndërkombëtare së shpejti do të zhgënjehet dhe do të shohin se sa e kot është një përpjekje e tillë”, tha ai.
Spahiu beson se pala kosovare shpejt do të prezantojë një draft lidhur me asociacionin, meqë tashmë ka dhënë si ide modelin kroat.

T� tjera
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...




























