Lajme

Spahiu: Mund të ketë luftë civile në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 02 December 2019

Analisti Nexhmedin Spahiu ka publikuar një shkrim në llogarinë e tij në facebook në të cilin lë të hapur mundësinë për një luftë civile në Kosovë.

Sipas tij qytetarët e vendit janë ndarë në dy horizonte, shkruan gazeta inFokus.

Ata që e duan Kosovën shtet dhe ata që e duan këtë të fundit shtet deri në bashkimin kombëtar me Shqipërinë.

-Advertisement-

“Kosova fatkeqësisht është e ndarë mes atyre që Kosovën e duan shtet të pavarur e sovran e subjekt ndërkombëtar dhe atyre që pavarësinë e shohin të përkohshme vetëm si trampolinë drejt bashkangjitjes së saj Shqipërisë. Në luftën çlirimtare (1998/99) ishim të gjithë bashkë, sepse të dy palët kishim interes ta heqim qafe Serbinë”shkruan ai.

Spahiu gjithashtu tha se tani pasi po harrohet Serbia është rritur mundësia për një konflikt të brendshëm, shkruan gazeta inFokus.

“Tani sa më shumë po e harrojmë Serbinë po ndezet konflikti i brendshëm. Shumë nga kombet në fillimet e veta janë përballur me luftën civile. Kombi Shqiptar është përballur me luftë civile 3 dekada pas lindjes së tij (1943/44). Tani Kosova është futur në dekadën e dytë pas pavarësisë de jure dhe dekadën e tretë de facto. Shenjat e rrezikut janë të qarta. Por ka një dallim mes Shqipërisë 1944 dhe Kosovës 2030”, shkruan Analisti.

Ai e lë të hapur mundësinë për një luftë civile nëse roli i Amerikës në Kosovë dobësohet.

“Krijuesi i Shqipërisë, AustroHungaria kishte vdekur dhe zëvendësuesja e saj Gjermania po humbiste luftën. Kosova ka babë Amerikën, dhe kjo është garancë që nuk do të ketë luftë civile në Kosovë. Nëse rroli amerikan në Ballkan në ndërkohë dobësohet, atëherë do të fuqizohen forcat që janë kundër pavarësisë së Kosovës, kurse patriotët e vërtetë të Kosovës do të detyrohen ta mbrojnë pavarësinë e Kosovës me luftë”, përfundon Spahiu./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera