Opinione

Sovraniteti dhe Integriteti territorial i Kosovës, nën garanca të NATO-së – KFOR-it dhe Policisë Kufitare!

Autori: Bahri M Gashi 10:51 | 10 August 2020

Konteksti i zhvillimeve të fundit në kufirin Kosovë – Serbi, në zonën lindje, fshati i brezit kufitar – Karaçevë, ku prej kohësh ekzpozohen marrshuta këmbësorie të kombinuara të forcave të xhandarmërisë, [Njësi ushtarake elitë për kufi] dhe KFOR-it, sikurse nganjëherë me Policinë Kufitare të Kosovës për patrullime të përbashkëta, bazuar në akte dhe vendime të mëhershme, praqet nevojën shtetrore për rishikim të këtyre vendimeve midis autoriteteve të sigurisë të Kosovës, NATO-s, KFOR-it, për mos lejim të ushtrisë serbe për kalim tokësor të kufirit.

Republika e Kosovës, sikurse edhe shtetet në rajon, specifikisht me Serbinë “funksionojnë”, jo sa duhet së zbatuari mbi këto raporte lidhur me [MIK], Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, [Neni 128: 5] Policia e Kosovës- Policia e Kufitare dhe autoritetet ndërkombëtare, KFOR-i janë përgjegjës për sigurinë dhe menaxhimin në “Kufirin e Gjelbër dhe të Kaltërt”, kanë përgjegjësi për kontrollë të vazhdueshëm në koordinim me KFOR-in në brezin më të gjatë nga të gjitha shtetet fqinje, prej mbi 380 kilometra vijë të kufirit të pademarkuar me Serbinë.

-Advertisement-

Ky perimetër, më i gjati i shtetit të Kosovës me Serbinë, përbën sfidë në menaxhim dhe kontrollë të efektshëm operativ përshak të kompleksitetit të shumfishtë; përfshi reliefin, burimet njerëzore, pikat statike, paisjet teknologjike, si dhe përnga rëndësia, mosdefinimi i demarkimit të territorit me Serbinë, rrjedhimisht pretendimit në zona të caktuara.

Përkufizimet si: Vijë e kufirit; Kufiri shtetëror; Kontrolli kufitar; Mbikëqyrje kufitare; Menaxhimi kufitar; Kufi i Gjelbër; Kufi i Kaltërt; etj janë formulime, brenda standardeve në të gjitha ligjet, strategjitë dhe marrëveshtjet të akterëve relevant të sigurisë vendore e ndërkombëtare.

Ky nivel i rregullimit, në parim, sipas planeve të patrullimeve të përbashkëta për qëllime të uljes së kontrabandës, krimit dhe dukurive të dyshimta, praqet nevojën për rishikim të detajuar të këtyre vendimeve midis autoriteteve të sigurisë të Kosovës, NATO-s, KFOR-it, për patrullime të përbashkëta midis dy policive kufitare, sikurse që ndodhin me policitë kufitare të shteteve tjera, sidomos me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ngjashëm duhet të ndodhin edhe me policinë kufitare të Serbisë dhe jo bashkrëndim i KFOR-it me njësi elitare ushtarake, siq është formacioni i xhandarmërisë me mision të policisë kufitare, i koncentruar vetëm me kufijtë e Kosovës.

Tani, FSK-së, Ushtria e Kosovës me mandat të ri ushtarak, shtrohet si nevojë për sigurisë e integritetit, sovranitetit dhe sigurinë rajonale, në ndërveprim me NATO-në, jo vetëm për aktivitete në operacione të stërvitjeve ushtarake të brendshme, por edhe rajonale, sipas mandatit dhe misionit të ri ushtarak që ka, por edhe drejt planifikimeve kontributdhënëse për pjesëmarrje të përbashkët në misione paqëruajtëse kudo në botë përkrah NATO-së.

(Autori është Prof. Dr. i Politikave të Sigurisë)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera